E FUNDIT !!!! Dorëhiqet Meleq Karabina, kreu i Hipotekës, pas tij edhe Milori në Tepelenë e Kukureci në Përmet

0
128

Kreu i Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Gjirokastër Meleq Karabina, ka paraqitur dorëheqjen e tij nga ky post.

Lajmi bëhet i ditur për Jugunews.net nga burime zyrtare prej kësaj zyre.

Zoti Karabina ka mbërritur mëngjesin e sotëm në zyrën e tij dhe pasi ka organizuar një mbledhje me stafin e ZRPP ku ka dhënë orjentime për përshpejtimin e procedurave në shërbim të qytetarëve, ka njoftuar dorëheqjen si kërkesë e bërë një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Dorëheqjen zoti Karabina, e ka dërguar përmes rrugës postare në Drejtorinë Qëndrore të Hipotekave.

Po sot pas mesdite, pritet dorëheqja e krerëve të ZRPP në Tepelenë Pëllumb Milori dhe në Përmet Gentian Kukureci.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama në një takim me gjithë drejtuesit vendorë të ZRPP-ve, u kërkoi këtyre të fundit dorëheqje vullnetare brenda 24 orëve.

Shkak ka qenë vonesa e shërbimit ndaj qytetarëve.

Shkruaj nje koment