E FUNDIT !!!Gjykata liron në sallën e gjyqit mësuesin 63 vjecar i akuzuar për ngacmim seksual nga prindërit e 11 vjecares

0
134

Lirohet në sallën e gjyqit, mësuesi 63 vjecar i cili u akuzua nga prindërit e 11 vjecares nga fshati Lutfinjë, për ngacmim seksual.

Séanca është zhvilluar në shkallën e parë të gjyqësorit në Gjirokastër ku është lënë i lirë mësuesi i fillores M.D. i cili akuzohet nga organi i akuzës së Gjirokastrës, për ngacmime seksuale me të mitur. Në seancën e zhvilluar, prokurori Julijan Cafka, ka parashtruar të gjithë materialin voluminoz që ka të bëjë me provat që kishin servirur prindërit e vajzës 11 vjecare ku pretendohej se ishte ngacmuar sistematikisht seksualisht, vajza e tyre, nga mësuesi 63 vjecar Myzo Dida përgjatë dy viteve të fundit.

Për këtë prokurori i cështjes kërkoi masën “burg me afat” deri në sqarimin e rrethanave dhe analizave mjekësore në trupin e vajzës për të vërtetuar nëse ajo është ngacmuar seksualisht apo jo. Ndërsa avokati i cështjes kërkoi lirimin në sallën e gjyqit të klientit të tij M.D duke thënë se gjithcka ka qenë e inskenuar nga ana e prindërve të fëmijës 11 vjecar. Ndërkohë që pritej reagimi i gjyqtares për vendosjen e masës së arrestit, vetë i akuzuari për ngacmim seksual, qëndronte brenda kafazit të hekurt të gjykatës mjaft i qetë dhe i heshtur.

Gjykatësja Mirela Kore, ka habitur me vendimin e dhënë në ngarkim të mësuesit pedofil duke e liruar atë në sallën e gjyqit pa u analizuar të gjitha rrethanat dhe provat e servirura nga organi i akuzës që 63 vjecari të qëndronte në burg. M.D i’u dha masa detyrim paraqitje ndërkohë që ky vendim do të apelohet nga organi i akuzës. Vendimi i paprecedent që ndërmori gjykatësja Mirela Kore, ka degraduar gjendjen mentale të vajzës 11 vjecare të abuzuar nga mësuesi i saj.

Jugunews.net ka kontaktuar me prindërit e vajzës dhe ka mësuar se vajza ka tentuar sot vetëhelmimin sapo ka marrë vesh që mësuesi i saj u lirua nga burgu. Të ndodhur përballë këtij fakti, prindërit e vajzës, janë të prirur të vendosin vetgjyqësi në një kohë kur gjyqtarja Kore, e liroi mësuesin 63 vjecar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here