E FUNDIT !!! Lirohen në sallën e gjyqit, futbollistët e Këlcyrës të arrestuar për dhunë ndaj arbitrit Paco

0
143

Lirohen në sallën e gjyqit, tre futbollistët e Këlcyrës prangosur mëngjesin e të hënës për dhunë ndaj arbitrit të takimit Përmeti-Këlcyra luajtur të dielën e shkuar.

Séanca gjyqësore është organizuar mesditën e sotme në shkallën e parë të Gjykatës së Përmetit pas tre ditësh arrestimi të tre futbollistëve të ekipit të Këlcyrës. Gjyqtari i cështjes Dritan Hasani, pasi ka dëgjuar argumetat e paraqitura nga prokurori në detyrë Hysen Keta, ka dhënë masën “detyrim paraqitje” ndaj Emilijano Kamberaj, Meleq Xhakollarit e Andi Hinas të cilët në fushën e lojës, ushtruan dhunë ndaj arbitrit të takimit Alvi Pasho.

Vetë prokurori i cështjes Hysen Keta, pati kërkuar nga trupi gjykues, masën e dhënë nga gjyqtari.

Të tre lojtarët pasi janë lënë të lirë, janë pritur nga dhjetëra tifozë në ambjentet e jashtme të Gjykatës duke brohoritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here