E FUNDIT !!! Nuk jep dorëheqjen drejtori i Spitalit

0
206

Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjirokastrës Përparim Muco, ende nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti megjithëse i mbeten edhe pak orë në dispozicion për të ndërmarrë këtë hap.

Burimet nga Spitali Rajonal, konfirmojnë për Jugunews.net bëjnë të ditur se në mesditë, është paralajmëruar një mbledhje e stafit drejtues të Spitalit Rajonal për të dhënë detyrat drejtuesve të tjerë që nuk janë prekur nga Rama për t’u dorëhequr vullnetarisht.

Kardiologu Përparim Muco, mendohet të japë dorëheqjen në orët e drekës ose mbasdite atëherë kur plotësohet ultimatumi 24 orësh që u ka lënë në dispozicion kryeministri Edi Rama të gjithë drejtorëve të spitaleve në të gjithë vendin.

Mësohet se me dorëheqjen e Mucos, kompetencat kalimtare drejtuese të Spitalit më të madh në jug të vendit deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, do t’i kalojnë nëndrejtorit Roland Karalli dhe nëndrejtorit të administratës Martin Gorrici.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here