E FUNDIT !!! Tavo bëhet “Çam” safi, i bashkohet PDIU

0
75

Vangjel Tavo kërcen tek partia e camëve.

Informacionet më të fundit që ka siguruar Jugunews.net me burime nga kryesia e PDIU, bëjnë të ditur se Tavo pritet të bëhet pjesë e grupit parlamentar të PDIU në sezonin e ri parlamentar.

Vendimi i Tavos vjen në një moment kur ai u njoh disa ditë më parë se në Kuvendin e Shqipërisë, do të hynte Artemisa Dralo duke i “rrëmbyer” në këtë mënyrë, përfaqësimin e komunitetit minoritar grek në zonën e Gjirokastrës.

Nisur edhe nga braktisja e madhe e elektoratit minoritar pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Tavo provoi të rikthehej tek partia e dytë e tij, tek PS, por dera ju përplas në fytyrë nga përfaqësuesit e PS në Gjirokastër dhe në qendër dhe rrjedhimisht kërkon faktorizim në kushtet kur roli i tij në vijim është ZERO.

Kësisoj Tavo me këtë lëvizje, e con në katër numrin e partive që ka ndërruar gjatë karrierës së tij politike 21 vjecare pasi në fillim ka qenë pjesë e PBDNJ, pastaj tek PS, më vonë tek partia e ciftit Meta-Kryemadhi e në fund, tek partia e camëve.

Nuk dihet nëse ky është stacioni i fundit i Tavos, apo pas disa vitesh do të shkojë tek ndonjë parti tjetër??? Ku i dihet,në këto raste vlen shprehja, “Kurrë mos thuaj kurrë” !!!!

Shkruaj nje koment