E KONFIRMUAR ! Odise Kote, prefekti i ri i Gjirokastrës

Odise Kote duket se do jetë prefekti i ri i Qarkut të Gjirokastrës.

Kryeministri Edi Rama mes Matilda Salës, Lindita Rovës dhe Odise Kotes, duket se ka vendosur për këtë të fundit të jetë përfaqësuesi i qeverisë shqiptare në jug të vendit.

Informacione të siguruara nga Jugunews.net prej Zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë, vërtetojnë këtë fakt ku sot kreu i qeverisë shqiptare, ka firmosur emrin e Kotes dhe vendimi për emërimin e tij në krye të Institucionit të Prefektit, do të kryhet në mbledhjen e afërt të Qeverisë krahas emërimeve të prefektëve të rinj të Dibrës, Vlorës, Durrësit dhe Shkodrës.

Zoti Kote ka një eksperiencë të gjatë në drejtim të institucioneve vendore pasi ka qenë gati 7 vjet nënkryetar i Bashkisë së Gjirokastrës në kohën kur ky institucion drejtohej nga Flamur Bime sot prefekt i Gjirokastrës dhe në dy vitet e fundit po në këtë pozitë kur Bashkia drejtohet nga Zamira Rami.

Ai ka qenë krahu i djathtë i Bimes në kohën kur ky i fundit ka drejtuar Bashkinë e Gjirokastrës për 12 vjet dhe i Ramit në këto dy vite.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment