E mbijetuara e aksidentit fatkeq te Muzines reagon per here te pare

Greta Dabërdini, është e vetmja e mbijetuar nga aksidenti tragjik në Qafë Muzinë, ku një furgon me pasagjerë, pasi u përplas me një mjet tip Land Rover përfundoi në humnerë. Fatkeqësisht, nga ky aksident humbën jetën 4 pasagjerë të furgonit dhe shoferi, i cili kishte disa vite që e bënte linjën Tiranë-Sarandë. 24-vjeçarja, Dabërdini, u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës dhe mësohet se ajo ka thyerje të krahut dhe ka kryer një operacion.

Gerta tregon se nuk ka folur për asnjë media, pasi ishte e tronditur nga ngjarja që kishte ndodhur. 24-vjeçarja kujton edhe njëherë momentin kur rreth saj kishte 5 persona të vdekur dhe në asnjë moment nuk ka dalë para gazetarëve për të shprehur lumturinë se ishte gjallë sikurse është cituar në disa media për disa pseudo intervista .
Greta në një postim në rrjetet e saj sociale është shprehur se :
“Jam e lënduar fizikisht dhe shpirtërisht për gjithçka që ndodhi.Ju kërkoj ndjesë që nuk kam mundur tiu përgjigjem të gjithë mesazheve tuaja por Zoti e di sa falenderuese jam ndaj të gjithëve. Diçka të rëndësishme .
Unë nuk isha dhe nuk jam shtatzënë dhe nuk dola kurrë para gazetarëve të tregoja faktin sa e lumtur isha që isha gjallë. U lodha duke lexuar lajme që janë të pavërteta, e deklarata egoizimi që shfaqin gëzim kur rreth vetes pata 5 njerëz që nuk merrnin frymë. Ngushëllime familjarëve , faleminderit juve që jeni pranë meje!”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment