Cunat dhe gocat e LRI, nesër, do të mbështesin në stadium vëllezërit TAVO me disa banderola të cilat janë porositur në një prej agjencive të dizajnit në Gjirokastër. Parrullat dhe bluzat që do të vishen nesër, do të kenë përkrah siglës së LSI dhe LRI, edhe falenderime ndaj Tavos qoftë ky presidenti i ekipit apo vëllai i tij deputet i LSI. Gjithcka është mbajtur e fshehtë deri ditën e nesërme në orën 13:30 kur do të nisë ceremonia e inagurimit të punimeve të stadiumit të Gjirokastrës pas një periudhe tre mujore intensive rehabilituese, para takimit të futbollit mes Luftëtarit dhe Partizanit. Përmbajtja e parrullave do të jetë në funksion të Tavove dhe kontributit të tyre në futboll dhe në ecurinë e Luftëtarit nën drejtimin e vëllezërve nga Jorgucati. Sipas informacioneve që Jugunews.net ka marrë nga të rinjtë e LRI, bëhet e ditur se janë njoftuar të gjithë të rinjtë e kësaj lëvizjeje në të tre rrethet e Qarkut për të qenë në stadium nesër një orë para takimit. Mësohet se në ceremoni, do të këndohet kënga e famshme që i kushtohet Ilir Metës, si dhe një këngë që i është thurrur vëllezërve Tavo dhe ku do të këndohet nga djemtë dhe vajzat që punojnë në Bashki, në shenjë falenderimi nga kjo e fundit, karshi Tavove. Gjithësesi, një fakt është i pamohueshëm, që të rinjtë e të rejat e LRI, të surprizojnë gjithmonë……