E PABESUESHME !!! PS nis operacionin “fshesa” në administratë, ndaj komunitetit egjiptian në Gjirokastër

Pushteti ka filluar gjuetinë e shtrigave ndaj komunitetit egjiptian në Gjirokastër.

Rasti më flagrant dhe i faktuar nga kreu i këtij komuniteti, është dëbimi nga OSHEE i njërit prej specialistëve të këtij institucioni që i përket komunitetit egjiptian.

Ai është Armando Jaupi dhe për këtë rast flagrant që ka për qëllim diskriminimin e kësaj shtrese në Gjirokastër, ka reaguar kryetari i PEISH Gramoz Braho.

Zoti Braho në një postim të fundit në rrjetin social FCB, ka informuar ndjekësit e vet për këtë veprim të paprecedentë me prapavijë politike dhe rracore.

Kryetari i PEISH, ka ironizuar kryeministrin Rama në deklaratën e publikuar në FCB dhe njëkohësisht ka vënë alarmin për fushatën diskriminuese që po ndërmerr pushteti i socialistëve ndaj këtij komuniteti.

Armando Jaupi, mësohet se është shkarkuar nga punonjës i OSHEE vetëm sepse ky i fundit u fotografua teksa pinte kafe me Gramoz Brahon, kreun e PEISH.

Reagimi i plotë i Gramoz Brahos kryetar i PEISH Gjirokastër.  

 Meqënënëse Kryeministri dhe qeveria po flet se ka punë por ska profesionist po ju sjell një rast flagrant i cili ka ndodhur pikërisht këtë javë. Qeveria flet për barazi, për reforma për drejtësi dhe për prioritetet që ka një komunitet. Demagogjitë e kësaj qeverie nuk kanë të sosur, kur vazhdojnë dhe largojnë nga puna njerëz profesionistë vetëm e vetëm se po pi kafen me mikun e tij, i cili spo i serviloset pushtetit. Kjo qeveri ka marrë peng fatet e këtyre njerëzve te cilët edhe pse kanë zanat dhe i kanë duart “flori” fluturojnë në rrugë për bindje politike. Z. Kryeministër ju erdhët në Gjirokastër për tu tallur me batutat tuaja duke hedhur në rrugë këdo që ju mendoni se shkel vijën e partisë dhe harruat se ku ka punë duhen profesionistë duke e zevendësuar me shprehjen, profesionistët të emigrojnë punët janë vetëm për militantët e partisë. Armando Jaupi u hoq nga OSHEE vetëm sepse takoi mikun e tij dhe u flak në rrugë për një foto!!
Sugjeroi dhe këtij të klikojë te faqja juaj online ashtu si bëre me të gjithë hallexhinjë e këtij qyteti në shoun e radhës në Gjirokastër për llogaridhënien.
Në Gjirokastër po diskriminohen në maksimum Egjyptianët dhe kjo është këmbanë alarmi për të reaguar menjëherë institucionet përkatëse.
Kjo qeveri po tregon në vazhdimësi se nuk do t’ja dijë për këtë komunitet i kanë marrë peng të ardhmen, pa asnjë dyshim spo bën asnjë përçapje në integrimin e këtij komuniteti por po ja’u vështirëson më tepër mbijetesë e tyre!
Faktet flasin i nderuar Kryeministër, ky është realiteti!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment