E paprecedentë/ Kërcënohen arbitrat, FSHF anulon ndeshjen e Superiores

0
91

FSHF ka marrë një vendim të paprecedentë duke anuluar sfidën Kastrioti- Bylis e programuar për t’u luajtur sot në orën 15:00 në Kamëz për llogari të javës së 28 të Kategorisë Superiore. 

Nëpërmjet një komunukatë, FSHF bën me dije se nuk merr përsipër organizimin e ndeshjes pasi gjyqtarët e sfidës janë kërcënuar një ditë më parë.

Akuza nga FSHF adresohet ndaj një klubi në veçanti, Kastritotit. Sipas deklaratës, katërshja drejtuese është kërcënuar me jetë ditën e djeshme nga drejtues të klubit krutan.

Shkruaj nje koment