E pritshme jo e cuditshme/Ja se si u soll Zamira e Bashkise me drejtuesit e FRESSH sot

0
372

Zamira e Bashkisë, ka alergji nga të rinjtë socialistë të Gjirokastrës. Kjo ndoshta edhe për shkak të xhelozisë që ndjen si nga mosha, pamja, kapaciteti, toleranca, edukimi apo dhe formimi që ka ajo në raport me ta. Dëshmia e gjallë, është shfaqur sot në një takim që Zamira e Bashkisë, ka zhvilluar në zyrën e saj me rastin e konstituimit të Këshillit Rinor të Bashkisë së Gjirokastrës ku përvec pjesmarrjes së përfaqësuesve të FRESSH Gjirokastra, në këtë takim, merrnin pjesë edhe drejtues të FRPD përfaqësuar nga kreu i saj Artan Aliko dhe Engjelina Basho, si dhe drejtues të LRI. Në foton e publikuar nga vetë Bashkia Gjirokastër në faqen e saj në FCB, duket qartë raporti që ka Zamira e Bashkisë, me drejtuesit vendorë të FRESSH-Gjirokastra ku kryetari Anesti Bashari dhe nënkryetari Endri Banushi, nuk figurojnë në tryezën ku ndodhen edhe homologët e tjerë të FRPD apo LRI, por pas krahëve të tyre. Takime të këtij lloji janë të mirëpritura sidomos krijimin e raporteve me rininë, por investimi në këto takime, ndërmerret në bazë të një protokolli zyrtar ku palët e interesuara janë pjesë e tryezës dhe jo prapa liste. Mesa duket Zamira e Bashkisë, nuk e fsheh dot kompleksin që ka ndaj FRESSH Gjirokastra apo drejtuesve të saj, dhe kjo, për shkak të elementëve të mësipërm që Zamira kurrë nuk ka për t’i patur aset jo për këto dy vjet që i kanë ngelur në karrike, por as pas dy viteve kur do të jetë një qytetare e thjeshtë pa suport politik (se LSI e ka nxjerrë nga dritarja).

Shkruaj nje koment