E reja filmohet në rrugë duke ‘ia mbathur’ krejt e zhveshur, në temperatura 0 gradë në Rusi

0
154

Disa pamje të çuditshme video tregonin sot një grua të paemëruar që vraponte krejt e zhveshur në rrugë, drejt asaj që besohet se ishte shtëpia e saj në një nga qytetet më të mëdha të Rusisë.

Në kohën e incidentit të çuditshëm temperaturat ishin në 0 gradë dhe rrugët kishin disa centimetra bor.

Gruaja e veshur vetëm “me kostumin e lindjes” u pa në qytetin Yekaterinburg, duke i rënë ziles së jashtme të apartamenteve por pa marrë asnjë përgjigje.htt u filmua në rrugën Tsiolkovsky në jug të qytetit, dhe deri tani nuk dihet më shumë për incidentin.

Një dëshmitar tha se vajza e re dukej rreth 18 vjeç dhe më pas iu dha një xhaketë nga një kalimtar dashamirës, derisa arriti në hyrjen e pallatit të saj.

Përdoruesit e mediave sociale jepnin mendime nga më të ndryshmet për zhvillimet në videon e pazakontë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here