E reja rezulton pozitive me Covid ne Kakavije, pala greke u kerkon udhetareve te kryejne rapid test pavaresisht vaksines

Mëngjesi i së martës ka sjell fluks në pikën kufitare të Kakavijes . Ditët e fundit të muajit gusht kanë shtuar qarkullimin e udhëtarëve në doganë. Kryesisht emigrantë që kanë kaluar pushimet verore në vendlindje e tashmë po largohen drejt shtetit fqinj por edhe persona të tjerë që udhëtojnë për punë . Fluksi ka nisur orej orës 5:30 të mëngjesiy dhe ka zgjatur deri në mesditë. Pala shqiptare dhe ajo greke kanë punuar me 3 sportele për të përballuar lëvizjen . Pala greke ka shtuar kontrollet për të gjithë udhëtarët si dhe ka kërkuar kryerjen e testeve rapid nga konttolli mjekësor që ndodhet në këtë pikë kufitare. Arsyeja e këtyre kontrolleve ka qenë konstatimi i një shtetaseje shqiptare e cila ka paraqitur testin negativ por në bazë të rapid test në doganën greke ka rezultuat pozitive me Covid 19. Duke bërë në këtë mënyrë që të gjithë udhëtarët me apo pa vaksinë ti nënshtrohen rapid test. Nga ana e shërbimeve të DVKM Gjirokastër, së fundmi gjatë hyrjes dhe daljes në R.Sh-së kanë përballuar një numër prej 7046 shtetas , nga të cilët 2518 në hyrje dhe 4528 në dalje.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment