E rende/ 12 vjecarja gjendet e pajete ne kasolle

0
134

Një 12-vjeçare është gjendur e pajetë në një kasolle në afërsi të banesës së saj në fshatin Buzaishtë në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:10 dhe sipas informacioneve paraprake të policisë, e mitura është vetëvarur.

Njoftimi: Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 22.08.2023, rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkruaj nje koment