E rëndë në Fier, 37- vjeçari i jep fund jetës me vetëvarje

0
245

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në Fier ku një person i ka dhënë fund jetës me vetëvarje.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 04:25, në fshatin Buzëmadh, Fier, ku është gjetur nga familjarët në oborrin e banesës i vetëvarur, shtetasi A. L., 37 vjeç.

Sipas dëshmive të familjarëve i riu vuante nga sëmundja e depresionit çka mendohet të jetë edhe shkaku i këtij veprimi fatal për jetën.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here