
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në fshatin Kuç të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një 32-vjeçar është vetëvrarë me armë gjahu.
Sipas policisë 32-vjeçari S. B., dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.