E rëndë në Këlcyrë, djali godet me mjet mprehës nënën e tij

0
112

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Këlcyrë këtë mbrëmje. Një grua 63 vjecare është goditur në kokë me mjet mprehës nga djali i saj i cili vuan nga probleme mendore. 63 vjeçarja është transportuar për në spitalin e Gjirokastrës .
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:10, në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore shtetasia F. L. rreth 63 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi djali i saj shtetasi F. L. 29 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor) e ka dëmtuar në kokë me mjete mprehëse.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë shoqërimin e autorit për në ambientet e Postës së Policisë Këlcyrë, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

Shkruaj nje koment