E spërkati me benzinë dhe i vuri flakën Drejtorisë Arsimore në Fier, arrestohet 33-vjeçari

0
141

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet si autori i zjarrvënies në Drejtorinë Arsimore Fier. Në pranga është vënë shtetasi Indrit Alushaj, 33 vjeç, banues në Fier.

Sipas burimeve zyrtare, ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin katit të dytë të Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë).

Zjarri ka rënë ditën e sotme  rreth orës 15:10, në katin e dytë të ndërtesës. Në vendngjarje shkuan shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin aty. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Mësohet se Alushaj kishte aplikuar për mësues nëpërmjet portalit por nuk ishte shpallur fitues, gjë që e shtyu drejt aktit të zjarrvënies së drejtorisë.

33-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here