E trishte / Ndahet nga jeta mjeshtri Raq Paskali

0
154

Ndahet nga jeta ne moshen 83  Sotiraq Paskali, Mjeshter i Madh, themelues i Cirkut te famshem te vellezerve Paskali dhe artisteve te tjere gjirokastrite, profesionisti i shquar ne veterinari, me kontribute edhe ne pikture e  skulpture, kompozitor dhe shkrimtar.

Raq Paskali manifestoi vlera te spikatura qytetare e profesionale, plot dashuri per lagjen Palorto ku lindi dhe Gjirokastren ku u rrit, u formua dhe kontriboi ne disa fusha, i nderuar dhe vleresuar per punen dhe krijimtarine e tij si “ Qytetar Nderi i Gjirokastrës ” me motivacionin” Udhëheqës i shquar i cirkut, kompozitor, piktor, skulptor dhe shkrimtar i njohur”, dekoruar  edhe me urdherin”Naim Frasheri”. 
Sotiraq Paskali, embleme e qytetit. Raqi do te kujtohet edhe per Permetin, ku ne korrik te vitit 1964 realizoi nje nga aventurat , raftingun e pare me një trap primitiv se bashku me shokun e tij  Gjon Baldini nga Shkodra, me jehone ne mbare vendin.
Atehere Sotiraq Paskali ishte djalosh 21 vjecar qe guxoi te pershkonte mbi ujrat e Vjoses nje aventure qe askush nuk e kish bere me pare, deri ne Uren e Mifolit. Sotiraq Paskali do ti mungoje te gjitheve qe e njohten ndersa Gjirokastres iu shua nje tjeter yll.

Shkruaj nje koment