E trishtë/ Ndahet nga jeta nderi i kombit Lefter Çipa

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta një ndër poetët e shquar, Lefter Çipa. Çipa njihet si njeriu që shkroi tekste pafund për polifoninë shqiptare.

79-vjeçari prej më shumë se një viti po luftonte me një sëmundje të rëndë, të cilën nuk e mposhti dot.

Vetëm pak muaj më parë mori titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, ndërsa edhe në momentet e fundit të jetës ishte duke punuar për një studim për isopolifoninë. Poeti vlonjat, Lefter Çipa ka botuar 18 libra me poezi dhe është autor i rreth 1250 këngësh.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment