Edi Morales i Bolivisë dha dorëheqjen pas protestave të forta të opozitës.Po Evo Rama kur do ta japë atë?

0
145

Nga Roland Bejko

Shikojeni mirë këtë tipin në foton poshtë.


Është Edi Rama i Bolivisë. Evo Morales quhet.
Edhe ky si Rama në Tiranë akuzohej nga opozita për trukimin e rezultatit të zgjedhjeve, krizave sociale dhe abuzimeve me pushtetin. Populli me në krye opozitën u çuan në këmbë. Protestuan. U ndeshën dhe përleshën me policinë. Disa prej protestuesve humbën dhe jetën. U thyen xhama, dyer, zyra, institucione, stenda, dyqane e çfarë të doni. Opozita e atjeshme e kish kuptuar që udhëheqësi i vendit të tyre nuk kish kurrë ndërmend të moderohej dhe të lejonte zgjedhje të lira e demokratike. Se këta lloj udhëheqësish që prekin votën janë ca tipa që nuk kuptojnë gjuhë tjetër politike veç REVOLTËS popullore.
Dhe në fund fitoi opozita me të cilën u bashkuan qytetarët. Pas përshkallëzimit të protestës disa ditë më vonë me protestuesit u bashkuan edhe administrata, policia e ushtria. Të keq paguar dhe të vjedhur nga Edi Moralesi i Bolivisë.
Pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të ministrave, më në fund u dorëzua edhe Edi Moralesi që e prezantoi dorëheqjen e tij në Tv kombëtar para qytetarëve në mbrëmjen e datës 10 Tetor 2019.
Tani Bolivia do të shkojë në zgjedhje të lira. Ishte Meksika ajo që i ofroi azil politik Edi Moralesit të Bolivisë.
Shpresojmë që të njëjtin fat të ketë sa më shpejt edhe Evo Rama i Tiranës.
Natyrisht, Meksika është larg, por Serbia është afër. Kështu që azilin politik do ta ketë të garantuar në Beograd pas shërbimeve të vyera që u bëri në dëm të Kosovës.
Mund ta marë edhe një dekoratë si hero kombëtar i Serbisë nga marëshalli Vuçiç si Enver Hoxha nga marëshalli Tito.
Amin !
PS. Më vjen keq që nuk i kam ndjekur mediat boliviane për të parë nëse analistët e akuzonin opozitën si të dhunshme kur thyheshin xhama e hidheshin molotovë ndaj policisë. Kuriozitetin doja ta shuaja edhe për të ditur se cili ishte reagimi i disa ambasadorëve aty në raport me protestën e dhunshme që udhëhiqej nga opozita politike?
E kam vërtet pyetjen. Nuk jam cinik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here