Edi Rama person “non gratta” në Gjirokastër

0
2963

Të rinjtë e PD në Gjirokastër, e kanë shpallur “person non gratta” kryeministrin Edi Rama pas vizitës që ai ndërmorri ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Rama ka qenë sot në qytetin e gurtë, ku ka marrë pjesë në një takim me të rinjtë e FRESSH që votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen këtë vit. Në një dalje për mediat, kreu i FRPD Gjirokastër Artan Aliko, ka renditur arsyet përse gjirokastritët, duhet t’a shpallin person të padëshirueshëm kryeministrin aktual pasi ai është ideator dhe zbatues i masakrave urbane që po ndërmerr qeveria e tij në Gjirokastër. Njëkohësisht Aliko, u ka bërë thirrje gjirokastritëve, që t’i bashkohen thirrjes së opozitës shqiptare për mosbindjen civile e cila do të fillojë në orën 11:00 të ditës së hënë, si një element që është i vetmi instrument, për të kundërshtuar këtë qeveri e cila u ka krijuar probleme qytetarëve shqiptarë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here