Edi Rama sot më zi se Ramiz Alia në vitet ’90!

0
176

Nga Roland Bejko

L’image contient peut-être : 2 personnes, personnes debout et costume

Situatat politike dhe gjeo-politike që po kalojmë si shqiptarë tani më ngjajnë identike me ato të viteve ’80-’90 të shekullit të kaluar. Madie edhe më keq se atëherë.

Ja argumentat:

Edi Rama me qëndrimet e tij antikosovare dhe antishqiptare, po na paraqitet shumë larg ish udhëheqësit të fundit komunist Ramiz Alia në shumë aspekte, por veçanërisht në qasjet ndaj raportit të Shqipërisë me Perëndimin, apo në qasjen e raporteve të Kosovës tashmë shtet i pavarur, me Serbinë.

Të paktën Ramiz Alia në ditët e fundit të diktaturës komuniste për demagogji, apo si një “mea kulpa” për tradhëtinë 50 vjeçare që i kishin bërë çështjes së Kosovës që pas luftës së Dytë Botërore, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB në New York në vitin 1990 kur sapo kishte rënë Muri i Berlinit, denoncoi ashpër genocidin e regjimit Jugosllav ndaj popullit martir të Kosovës dhe kërkoi që shqiptarët e Kosovës të kishin të njëjtat të drejta si kroatët, serbët, sllovenët, e maqedonasit.
(R. Alia është akuzuar si i implikuar në masakrën e Tivarit ku komunistët serbë vranë mijra kosovarë)

Ramiz Alia nga bindja a nga frika e pranoi (me dhimbje) rënien e Murit të Berlinit si një e mirë shpresëdhënëse për të ardhmen e “paqes së popujve” ndërsa Edi Rama, një pinjoll i ish bllokut komunist, sot pas 30 vjetësh është më zi se Ramizi. Ndërsa Edi Rama pas dështimit spektakular të hapjes së negociatave se bashku me masmediat që komandon ka nxitur te shqiptarët një urrejtje të paparë ndonjëherë ndaj Perëndimit.


Rama flet e vepron pa ju dridhur qerpiku hapur kundër interesave të popullit kosovar e atij shqiptar në rajonin e Ballkanit duke i izoluar ata në emër të “hapjes” me muret e presionit për të rënë dakord me skenarin serb të ndarjes apo shkëmbimit të territorit me Serbinë si kusht për tu pranuar në rajon dhe më gjerë. Dhe sipas tij, më pas Serbët do të njohin pavarësinë e Kosoves.

Kapje më flagrante se kjo e kryeministrit Shqiptar prej Serbëve që ende nuk kanë kërkuar as ndjesë publike për krimet e luftës që kanë bërë ndaj kosovareve dhe ndaj popujve te tjerë të ish-Jugosllavisë, nuk ka njohur dhe nuk do të njohë historia moderne.

E kuptoj që axhenda politike e opozitës ka ndryshuar në varësi të rrethanave të reja që janë shfaqur pas 9 detyrave të Bundestagut ndaj qeverisë Shqiptare, dhe pas kerkesave te vazhdueshme te Washinktonit per nje qasje sa me institucionale te veprimeve politike te saj, por për fat të keq një monstër narcist-anormal- bipolar si ky, të vetmin veprim politik që kupton, është REVOLTA!

Ndaj dita kur Edi Rama do largohet nga pushteti do të jetë dita më e bardhë për shqiptarët kudo që janë.
Jam i bindur që si në 1990 atyre do tu kthehet shpresa, buzëqeshja dhe entuziazmi i munguar.

Largimi i tij nga pushteti do të konsiderohet si moment historik dhe shqiptarët do marrin natyrshem peshën dhe rolin që u takon në rajon.

Keni për ta parë.

Shkruaj nje koment