Edi Rama vizitë në Britaninë e Madhe, emigrantët në fokus të diskutimeve me Sunak

0
55

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disa ditore në Britaninë e Madhe. 

Gjatë kësaj vizite, Rama do të zhvillojë një takim të enjten për herë të parë zyrtarisht me homologun e tij, kryeministrin britanik Rishi Sunak.

Ndër çështjet më të rëndësishme që do të diskutohet mes Ramës dhe Sunak do të jetë ajo e emigrantëve dhe bashkëpunimi bilateral i dy qeverive. Në këtë vizitë, kryeministri Rama do të marrë pjesë gjithashtu në një aktivitet të rëndësishëm ku pritet të diskutohen disa çështje të rëndësishme.

Kujtojmë se në fund të vitit që lamë pas Rama dhe Sunak ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në tri fusha me interes të përbashkët.

Në një komunikatë të përbashkët u theksua se bashkëpunimi do të fokusohet në çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, ku do t’i jepet vëmendje e posaçme luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm, rritjes ekonomike dhe investimeve, rinisë dhe arsimit.

Shkruaj nje koment