
Çiftet e reja po zgjedhin që ta shtyjnë sa më shumë kohën për të sjellë në jetë një fëmijë, ndërsa ata që e kanë ndërmarrë një hap të tillë, në përgjithësi nuk e shtojnë më shumë familjen.
Faktorët që kanë ndikuar në vitet e fundit në uljen e numrit të lindjeve në vendin tonë, kanë të bëjnë me rritjen e moshës për tu celebruar dhe përkushtimi ndaj karrierës.
“Të gjitha këto, shto edhe faktin që një pjesë e konsiderueshme e të rinjve provojnë veten e tyre jashtë vendit, largohen dhe një pjese e tyre qëndrojnë atje dhe nuk kthehen, kjo bën që të pakësohet në mënyrë të ndjeshme popullsia jonë“- shprehet sociologu Edmond Dragot.