EKSKLUZIVE/Gjirokastra në prag të gjendjes së jashtëzakonshme. Kryetarja e Bashkisë Rami, i kërkon kryeministrit Rama, shpalljen e emergjencës civile

0
155

Nisur nga situata e vështirë pas reshjeve të shiut në
Gjirokastër, kryebashkiakja Zamira Rami i kërkon
kryeministrit Edi Rama që të shpallë gjendjen e
emergjencës.

Zonja Rami, në letrën dërguar
kryeministrit Edi Rama shkruan se në qytet ka probleme
me rrëshqitjet e dherave në tre lagje, “Kodra e Shtufit” ku një pallat rrezikon që të shembet, “Cfakë” dhe lagjen
“Punëtori” ku sërish paraqiten probleme me banesat dhe
një pallat, ndërsa banorët janë evakuuar, pasi rrezikojnë.
Përpos problemeve brenda në qytet, Rami thekson se disa
fshatra janë izoluar nga përmbytjet dhe nga shembja e
urave, ndërsa edhe akset kryesore kanë probleme me
qarkullimin.

Nisur nga kjo situatë, ajo thekson se gjendja e krijuar nuk mund të përballohet nga pushteti vendor, prandaj kërkon ndërhyrjen e pushtetit qendror, përmes shpalljes së
gjendjes së jashtëzakonshme.

Shkruaj nje koment