Eksod i të rinjve nga vendi ,eksod edhe nga auditoret/Si po mbeten bosh universitetet

0
148

Eksodi masiv i të rinjve gjirokastrit vihet re edhe në regjistrimet e ulëta në universitetin Eqrem Cabej .Viti i ri akademik në fazën përfundimtare të tij që përkon me ditën e sotme ku dhe u mbyll afati ka treguar edhe njëherë tjetër që universitetet po mbeten bosh.
Me rreth 300 studentë për vit të parë të regjistruar të gjithë i mundon pyetja ku kanë shkuar mbi 1000 maturantë që dolën nga bankat e shkollës këtë fillim vere.
Disa prej tyre janë regjistruar në universitetin lokal ,të tjerë kanë zgjedhur kryeqytetin ndërsa të tjerë drejt ” eksodit”.
Shumica e të larguarve kanë zgjedhur emigrimin si një mënyrë për tia dalë mbanë dhe të sigurojnë të ardhura.Të tjerë kanë nisur një punë si lavazhier apo kamarier .E ndërsa ata që janë rregjistruar në universitetin e Gjirokastrës kanë zgjedhur degë si infermieri apo ekonomik .Të dyja degë që të bëjnë të mendosh se mund të gjendet në të ardhme një vend pune ,nisur dhe nga kërkesat e shumta që ka shteti gjerman për mjekë e infermierë.Për sa i përket degëve të tjera siç është mësuesia nuk ka qenë në listën preferenciale të të rinjve .
Por për sa i përket atyre studentëve që kanë mbaruar dhe siguruar një diplomë të tipit Bachelor ? A e kanë gjetur ata një punë? Sigurisht që jo ,shumica vazhdojnë të jenë në kërkim të një mundësie ndërsa të tjerë kanë hequr dorë nga ” ëndrra e tyre” duke filluar punë të tipit ” kamarier” apo ” rrobaqepsi”.
Ndonëse me një diplomë në xhep ,askush nuk i punëson pasi vendet janë të plotësuara nga individë që kanë vite në atë punë duke shfrytëzuar edhe pjesën e pensionit vazhdojnë ende të punojnë ,ndërsa të tjera figurojnë të punësuar në dy vende duke i lënë këta studentë që mbarojnë sot universitetin apo të tjerë që do mbarojnë nesër të marrin rrugët e emigrimit të zhytur në dëshpërim por ama me një diplomë në xhep .”Iu rroftë diploma se punën e bën miku!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here