Eksod masiv tek LSI në Gjirokastër, drejt shkrirjes 22 organizata në lagje dhe mjaft prej tyre nëpër fshatra

0
162

Coroditet LSI në Gjirokastër.

Organizatat nëpër lagje, po shkrihen ndërkohë që drejtuesit e tyre muk janë në gjendje të përballojnë fluksin e eksodit.

Burime të Jugunews.net bëjnë të ditur se 22 organizata të LSI në Gjirokastër, janë drejt shkrirjes totale pasi anëtarësia e tyre, nuk i përgjigjet thirrjeve të ditëve të fundit për riorganizim dhe takimeve të planifikuara sipas kalendarit.

Shumica e anëtarësisë në këto organizata, janë të punësuara në sektorin publik kryesisht në ato drejtori ku LSI komandon momentalisht deri në shkrirjen e tyre apo zëvendësimin nga socialistët.

Rastet më flagrante janë shënuar në lagjet Varrosh, Granicë e Palorto ku anëtarësia e këtyre organizatave, kanë deklaruar prerazi se nuk janë më të prirur të jenë më pjesë e LSI dhe kësisoj, heqin dorë nga cdo detyrim kuotor dhe politik.

E njëjta situatë ndodh edhe në fshatrat e zonës së Lunxhërisë, Cepos, Picarit ku lësistat për të mbajtur privilegjet që i kanë “pronë” prej tetë vitesh, po afrohen tek PS.

Fati i lësëistave në Gjirokastër si qënie amorfe dhe pa identitet e moral, është i ditur. Agonia e tyre vetëm sa zgjat më tepër, se rruga e madhe për ta, është destinacioni më i sigurtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here