Pas Ruçit dhe Aleksit, dy largime të zyrtarizuar nga Luftëtari, ka edhe titullarë të tjerë që duket se divorcohen nga bluzinjtë. Bëhet fjalë për një nga titullarët dhe mbrojtësit e rëndësishëm të skuadrës së Luftëtarit, e më konkretisht, durrsaku me eksperiencë Rustem Hoxha.
Vetë mbrojtës, me një postim në rrjetet sociale ka konfirmuar largimin nga Gjirokastra pas vetëm një sezoni. 24 ndeshje dhe 1 gol i realizuar, këto ishin statistikat e qendërmbrojtësit 27-vjeçar me Luftëtarin në këtë kampionat.
Por Hoxha pritet të jetë thjeshtë largimi i radhës pasi me valixhe në duar është edhe kapiteni Behar Ramadani i cili gjithashtu me shumë gjasa do të largohet nga Luftëtari këtë verë.
Pasi ofertat për shkodranin nuk kanë munguar, jo vetëm kaq, por pas sfidës me Partizanin ai e la të hapur mundësin për të vijuar karrierën në një ekip që të marrë pjesë në Kupat e Europës, duke qenë se tashmë është edhe në kulmin e karrierës së tij.