Rama bën burrin e njërës nga gratë, ministër të Brendshëm

0
333

Bledi Çuçi do të jetë pasuesi i Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm në Shqipëri. Lajmin e ka dhënë vetë Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter. Postin e Çuçit, si ministër Bujqësie do ta marrë Milva Ikonomi. Emrat i janë dërguar Presidentit Ilir Meta për dekretim.
“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre Bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë” shkruan Edi Rama.
Bledi Çuçi nuk ka pasur eksperiencë të mëparshme në këtë fushë, por ka drejtuar më herët ministrinë e çështjeve vendore si dhe ka udhëhequr reformën territoriale dhe atë elektorale, cfarë e afron me sfidën më të parë të ministrisë, menaxhimin e periudhës zgjedhore.
Çuçi ka marrë më herët një dekretim nga Ilir Meta si ministër duke i hequr kryeministrit një telash më pak në raport me presidentin. Po ashtu Bledi Cuci është një individ i ardhur nga strukturat e Partisë Socialiste, si drejtues politik dhe deputet i qarkut Gjirokastër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here