Ekspertët ngrejnë alarmin: Përdorimi i telefonit ndalon zhvillimin e fëmijës

0
94

Telefoni është kthyer në “mikun” e ngushtë  të shumë fëmijëve, por përdorimi me orë të tëra i tyre po ndikon në zhvillimin e të vegjëlve.

Specialistët konstatojnë se pajisjet elektronike po i bëjnë fëmijët të mbyllur në vetvete, të shpërqendruar ose me vështirësi në komunikim.

“Lidhen  me gjuhën e kuptuar, të folur, por edhe në sjellje. S’di si të ndërveprojë me moshatarët e tij.  Mund të ketë fjalor të pasur, por ai vetë nuk di të komunikojë në mënyrë funksionale. Nuk shijon ushqimin  që ka përpara, nuk percepton sasinë e ushqimit që ha. Vëmendja nuk është e fokusuar tek aktiviteti i përditshëm, humbet interesin, mund të jenë pasiv ose të shpërqëndruar.”

Shkruaj nje koment