Eksperti i IT llogarit “faturën” e podcast-it të Ramës: 14 mijë dollarë totali, kush i ka paguar?

0
42

Eksperti i IT, Gent Progni ka përllogaritur se sa i ka kushtuar kryeministrit Rama studioja për podcast-in “Flasim” që nisi sot.

Progni, përmes një postimi në Facebook, shkruan se në total Rama ka shpenzuar në total 14 mijë dollarë, të cilat nuk dihet kush i ka paguar.

Nga mikrofonat që sipasllogaritjes së Prognit kanë kushtuar 4 mijë dollarë, e deri te ndricimi rreth 3 mijë dollarë e kufjet 1 mijë dollarë, eksperti thotë se e gjithë kjo është një tallje që Rama po bën me qytetarët.

Postimi i Prognit:

Mikrofonat bashke me stand = 4000$

Tavolina 1000$-1500$

Ekranet pas – 1200$

Ndricimi – 3000$

Kamera – 4000-6000$ te pakten 4

Kufjet – 1000$ min

Mixer – 400$

Shkruaj nje koment