Eksperti per Ballkanin e Hapur : Ka lindur nga marredhenia korruptive midis Rames dhe Vuçiç

0
113

BE dhe SHBA duhet të ndërgjegjësohen për faktin se Aleksandëër Vuçiç ka kontroll të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mbi të katër grupet politike që kanë shumicën në parlamentin malazez.

Kështu ka thënë eksperti i çështjeve rajonale Momçilo Radulović për “Pobjeda”. Ai ka komentuar edhe nismën “Ballkani i Hapur”. Sipas ekspertit kjo nismë nuk është e bazuar në vlerat e vërteta evropiane.

“Koncepti i Ballkanit të Hapur ka lindur nga marrëdhënia korruptive mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ballkani i hapur nuk është një kontribut për integrimin evropian, por një përpjekje për të ruajtur lidhjet korruptive midis këtyre dy njerëzve dhe dy regjimeve të tyre, duke ngadalësuar ose ndalur procesin e integrimit të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që njëkohësisht duke zgjeruar ndikimin e këtyre dy liderëve në vendet e tjera, përmes konceptit të sundimit të të gjithë rajonit serb dhe të gjithë shqiptarëve në rajon”, tha Radulović.

Shkruaj nje koment