Eksploziv vëllait të Enrik Llukës i akuzuari për vrasjen e Dorian Llukës tre vjet më parë në fshatin Shtëpëz

0
144

Një 27 vjecar nga fshati Shtëpëz i Gjirokastrës i vendosin lëndë eksplozive dhe eshte në gjendje të rëndë shëndetësore. Jugunews.net meson se Vitjon Llukës nga fshati Shtëpëz, i është vendosur lëndë eksplozive mesditën e sotme teksa ishte duke nxjerrë jashtë bagëtinë për t’i kullotur. Lënda shpërthyese ka dëmtuar në masë të madhe trupin e 27 vjecarit po kryesisht  fytyrën.

Burimet nga grupi hetimor në vendngjarje, bëjnë të ditur se Vitjon Lluka ka vështruar një objekt të cuditshëm të mbështjellë me letër dhe është ulur për ta hapur kur menjëherë ka shpërthyer. Rrjedhimisht Lluka ka ngelur pa ndjenja dhe është sjellë me urgjencë për në Spitalin e Gjirokastrës nga familjarët e tij. Ndërhyrja kirurgjikale ka qenë e menjëhershme aq sa mund të ndërhyhej pasi dëmtimi ishte shumë i madh në pjesën frontale të trupit kryesisht në fytyrë.

Për rjedhojë fytyra e Vitjon Llukës është deformuar në një masë shumë të madhe aq sa ka spostuar edhe pjesën e poshtme të nofullës. Duke parë se gjendja e tij ishte tejet kritike, në Gjirokastër para pak minutash ka mbërritur edhe helikopteri nga ku e ka transportuar për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Mendohet se kjo ngjarje vjen si hakmarrje e një vrasjeje që ka ndodhur më 23 mars të 2016 në Kthesën e fshatit “Andon Poci” ku autor ka qenë Enrik Lluka vëllai i Vitjon Llukës të plagosur rëndë ditën e sotme. Enrik Lluka në 23 mars 2016, ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushëririt të dytë Dorian Llukës i cili ngeli i pajetë dhe Birbil Llukës që ngeli i lënduar si pasojë e dy plumbave. Enreik Lluka nuk është arrestuar ende nga policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here