Eksportuesit letër qeverisë, kërkojnë masa për të zbutur pasojat e forcimit të lekut

0
69

Shoqata e Eksportuesve i ka dërguar një letër tre institucioneve kryesore në vend kryeministrit, guvernatorit të bankës së Shqipërisë dhe ministrisë së financave ku kërkojnë marrjen e masave për të zbutur pasojat e rënda që po përjetojnë ko

mpanitë prodhuese, nga forcimi i lekut.

Në letër eksportuesit thonë se janë në kufijtë e mbijetesës dhe kërkojnë reforma strukturore për këtë situatë ku ndodhen.

“Vlerësojmë se së bashku me shoqatat e eksportuesve, duhet të krijohet një grup ndërinstitucional për të id

entifikuar dhe zbatuar politika adekuate monetare e fiskale dhe reforma strukturore që nuk cenojnë stabilitetin makroekonomik, por që zbusin goditjet e rënda nga mbiçmimi i monedhës kombëtare. Masat mbështetëse të bazuara në eksperiencat e vendeve të tjera, nuk dëmtojnë objektivin kryesor të Bankës së Shqipërisë për arritjen dhe ruajtjen e inflacionit në nivelin 3% dhe nuk dëmtojnë sadopak stabilitetin e financave publike”, shkruhet në letër.

Shoqata e eksportueseve thotë se Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave mund të marr masa për të mbështetur eksportuesit që janë në vështirësi duke synuar rritjen e

konkurrueshmërisë së eksporteve, përmirësimin e mundësive financiare te eksportuesve dhe përgjigjen ndaj sfidave me të cilat përballen eksportuesit. Ata kanë parashtruara një sërë lehtësimesh të politikave fiskale.

“Kërkojnë ngrirjen e tatim fitimit të viti 2023. Rimbursim i përshpejtuar i TVSH-së brenda një afati 15 ditor. Të miratohet buxhet suplementar në formë subvencioni. Hartimi i një strategjie kombëtare për nxitjen e eksporteve, krijimi i agjencisë dhe nxitjes së eksportit, aplikimin e stimujve lehtësues dhe mbështetës për eksportin. Financimi i eksportit dhe sigurimi i kredisë së eksportit. Fondet e zhvillimit të eksportit. Subvencionimi i përkohshëm i pagave dhe sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Ndihmë të përkohshme shtetërore gjatë periudhave kritike, me detyrimin për ti kthyer brenda vitit buxhetor. Ristrukturimi i pagesës së taksave”, thuhet më tej.

Shkruaj nje koment