Elon Musk kundër Mark Zuckerberg në pikëpamjet për mbylljen e Amerikës

0
185

Prurë në shqip nga Ejvlana Skënderi/

Gjigandët e teknologjisë së Silicon Valley janë ndër të paktët fitues nga pandemia globale. Çmimi i aksioneve të tyre qëndron në nivelin fillestar ose po rritet dhe investitorët janë të sigurtë që do të dalin nga kjo krizë më të fortë

Por Covid-19 ka hedhur dritë midis qëndrimeve tërësisht të kundërta të dy gjigandëve të teknologjisë në lidhje me betejën e kontrollit të virusit. Kjo diferencë u pa në mënyën se si dy burrat trajtuan atë që zakonisht është një mjedis i matur, madje i përgjumur i një konference të analistëve pas rezultateve financiare të fundit të tyre.

Përgjatë javëve të fundit, themeluesi i Tesla, Elon Musk ka postuar gati në mënyrë të pakontrolluar. Në fillim tregoi skepticizëm për kërcënimin nga koronavirusi. Më pas ai kundërshtoi disa nga masat që sipas tij ishin të tepërta në këtë betejë. Izolimi në Klaifoni çoi në mbylljen e një prej fabrikave kryesore të tij në Fremont dhe Elon Musk do që ajo të rihapet. Ai shprehu mbështetjen për shtetin e Texasit kur nisi lehtësimin e masave shtrënguese. Më pas postoi me shkronja kapitale “LIRONI AMERIKËN TANI.” – “FREE AMERICA NOW”.

Por ishte gjatë telekonferencës në lidhje me fitimin marramëndës gjatë tremujorit të parë të vitit, që zemërimi i tij u shfaq më hapur. Në fjalimin hapës të tij, Musk nuk e përmendi virusin. Por në përgjigje ndaj pyetjeve të bëra ai kundërshtoi hapur urdhërin e shtetit të Kalifornias për që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

“Të thuash që ata nuk mund të largohen nga shtëpia dhe se do të arrestohen nëse e bëjnë këtë, është veprim fashist. Kjo nuk është demokratike. Kjo nuk është liri. Jepuni njerëzve atë dreq lirie.” – në këtë pikë, gjuha e tij u bë ende më ekstreme. Ai tha se zgjatja e politikës së karantinimit në shtëpi ishte “burgosje me forcë e njerëzve në shtëpitë e tyre kundër të gjithë të drejtave të tyre kushtetuese. Thyerja e lirive të njerëzve në forma të tmerrshme dhe të gabuara nuk është arsyeja pse njerëzit erdhën në Amerikë ose pse e ndërtuan këtë vend”. Gjuha e tij ishte e ashpër dhe e padëgjuar më parë në një telekonferencë publike por e justifikoi këtë me zemërimin që ai ndjente. Reagimi i tij shkaktoi një kundërpërgjigje akoma më të ashpër nga publiku, të cilët menduan se krijuesi i Tesla u largua shumë nga analiza e tij fillestare e virusit. Në 19 mars, ai vuri në dukje sipas gjasave të atëhershme në SHBA do të kishte zero raste të reja deri në fund të prillit. Por, ndërkohë, ka patur më shumë se 1milion raste me koronavirus vetëm në SHBA dhe rreth 60000 humbje jetësh.

Pikëpamja e kundërt

Ndërkohë, themeluesi i Facebook ka folur për rezultatet e fundit të kompanisë së tij që fillimisht panë një rënie të fitimit, por gjithsesi u menaxhua në mënyrë të tillë që të kënaqte investitorët pavarësisht paralajmërimit që bizneset po përballeshin me një pasiguri të paprecedent. Gjuha e përdorur nga Mark Zuckerberg ishte më e qetë se ajo e Elon Musk. Por, ai u tregua shumë i sinqertë në kundërshtimin e opinioneve. Ai theksoi se një nxitim i rikthimit në normalitet do të ishte një ide e keqe për shëndetin publik dhe ekonominë.

Zuckerberg shtoi: “Ndërsa ka kosto masive shoqërore nga kufizimet aktuale të karantinimit, unë shqetësohem që rihapja e vendeve të caktuara më shpejt se ç’duhet do të çojë në një dallgë të dytë të infektuarish nga virusi në të ardhmen duke përkeqësuar përsëri rezultatet shëndetësore dhe ekonomike.”

Nga njëra anë, kjo është më e lehtë për t’u thënë nga Mark Zuckerberg, pasi punonjësit e tij mund ta realizojnë shumë mirë punën nga shtëpia në menaxhimin e Facebook, ndërsa stafi i Tesla nuk mund të ndërtojnë makina nga shtëpia.

Ndërsa rrjeti social mund të jetë i shqetësuar për një rënie të reklamave në të, përsëri gjendja e tij është shumë herë më mirë se bizneset mediatike më të vjetra. Çmimi i aksioneve të tij, dhe pse ka rënë që nga muaji shkurt, e tregon këtë.

Çuditërisht, aksionet e Tesla vazhdojnë ta kundërshtojnë forcën e gravitetit. Duke patur parasysh mbylljen e fabrikës, një ulje të çmimit të karburantit që e bën një makinë elektrike shumë më pak të dëshirueshme dhe një drejtor ekzekutiv që ka probleme me vetëkontrollin, investitorët përsëri nuk janë larguar. Aksionet përsëri janë rritur dhe priten të rriten akoma pas rezultateve të fundit.

Kompania Tesla që shiti 367,500 makina në 2019 është vlerësuar në treg gati 150 miliardë dollarë. Ky është vlerësim gati 4 herë më i lartë se prodhuesi tjetër gjigand amerikan General Motors, që shiti rreth 7.7 milionë makina vitin e kaluar. Elon Musk shikon para për të arritur objektivat e paracaktuara nga bordi i tij për rritjen e vlerës së kompanisë dhe me këtë ai do të fitonte rreth 740 milionë dollarë nëpërmjet aksioneve.

Aksionet e Silicon Valley dhe histeria e Wall Street për teknologjinë në dy muajt e fundit nuk e kanë humbur vlerën e tyre për Elon Musk dhe në këtë situatë.

Burimi: https://www.bbc.com/news/technology-52487486

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here