Elton Ilirjani ne Javen e Modes ne New York

0
112

Nuk e dimë çfarë dhurate morët ju për Shën Valentin por Elton Ilirjani u kujdes t’i dhuronte Javës së Modës në New York një përformancë mahnitëse.

Drejtpërdrejt nga Spring Studios ne Manhattan, u zhvillua sfilata e brand-it Besfxxxk.ADVERTISING

Serish ne kuadrin e fashion week, Concept Korea solli sërish një triologji fantastike veshjesh të cilat u ndërthuren midis modeleve meshkuj, femra dhe atyre me gjini te papërcaktuar.lKëtë herë Elton Ilirjani përmbylli shfaqjen i veshur me një fustan në dukje sport me një prerje abstrakte, kombinuar me gjysmë çizme me gurë shkëlqyes, flokë të stiluar pas koke, make up dhe syze optike. Një look i spikatur për të cilin faqja zyrtare e New York Fashion Week u kujdes të merrte një prononcim live gjatë përgatitjeve për shfaqje.

Ajo qe spikati këtë herë, ndryshe nga hera e fundit ku ai eci për Besfxxxk, ishte sjellja apo siç shume e komentuan, “the attitude”!

Këtë herë Ilirjani u shfaq shumë më tepër konfident duke marre edhe një herë vëmendjen e medias dhe gjithë të ftuarve.

Shkruaj nje koment