Emërimet e PS, vjen emri surprizë në krye të ISKSH, një grua nga Memaliaj

 

Teksa deputetët e zgjedhur të PS, po koordinojnë zgjedhjen e emrave për të qenë në krye të institucioneve që kanë qenë të drejtuara nga LSI-stat, së fundi Jugunews.net zbulon emrin që do të drejtojë ISKSH rajonale të Gjirokastrës.

Bëhet fjalë për një grua e cila ka drejtuar degën e PS në Memaliaj dy vjet të shkuara.

Ajo është Anxhela Hoxha Kanani 33 vjece e diplomuar për ekonomi në Universitetin e Tiranës.

Më parë ajo ka punuar si financiere në një bankë të nivelit të dytë ndërkohë që drejtimin e ISKSH në Gjirokastër, do ta ketë eksperiencën e saj të parë në institucionet publike.

Zonja Hoxha Kanani, emërohet ditën e martë në këtë detyrë pas vendit të lënë vakant disa ditë pas zgjedhjeve, nga dorëheqja e vullnetshme të Edlir Sinojmerit i cili e ka drejtuar këtë institucion me profesionalizëm në katër vitet e kaluara.

Ndërkohë Jugunews.net ashtu sic ka premtuar, përditë do të zbardhë emrat e drejtuesve në ato institucione ku LSI, ka drejtuar në katër vitet e fundit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment