Emigranti sirian gjendet i pajetë në malin e Moravës

0
143

Një shtetas 27-vjeçar është gjetur mbrëmjen e sotme pa shenja jete në malin e Moravës. Burime nga Policia bëjnë të ditur se viktima është emigrant sirian.

Paraprakisht dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës, gjatë ecjes së tij në këmbë për të kaluar nëpërmjet shtigjeve.

Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërkohë që pritet ekspertiza nga mjekësia ligjore lidhur me rastin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here