Avokati për çështjet e emigracionit Saimir Kumrija paralajmëron ndryshime drastike në ligjin Britanik për azilkërkuesit dhe emigrantët e paligjshëm.
Kumrija theksoi se ndryshe nga vitet e kaluara kur çdo azilkërkuesi i është dhënë koha e mjaftueshme për aplikimin e tij, tanimë afatet do të jenë më të kufizuara.
Kumrija sqaroi edhe çështjen e refuzimit të vizave turistike. Ai theksoi se arsyeja e refuzimeve të shumta gjatë vitit të fundit vjen si pasojë e thyerjes së vizës pas mbërritjes në shtetin britanik.