Emigrantët/Policia federale gjermane dërgon forca shtesë në mbështetje të Frontex-it në Greqi

0
175

Gjermania do të mbështesë autoritetet greke në mbrojtjen e kufirit të tyre me Turqinë duke dërguar 20 oficerë policie të tjerë dhe një helikopter, një përgjigje kjo ndaj fluksit në rritje të migrantëve, të cilët kërkojnë të hyjnë në Bashkimin Europian.
“Policët, nga Policia Federale Gjermane, do të mbështesin forcat kufitare të BE-së, Frontex”, njoftoi Ministria e Brendshme gjermane.
Që nga e marta, dy oficerë gjermanë kontrollojnë zonat në ishujt grekë për të parë nëse mund t’u ofrohet ndihmë teknike autoriteteve greke në ngritjen e strehimeve dimërore dhe vendosjen e furnizimeve me ujë.
Oficerët shtesë do t’u bashkohen 60 kolegëve të tyre të bashkuar tashmë me Frontex-in, në Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here