Emigrimi, konsumi në familjet e qarqeve të Veriut pësoi rënie me rreth 10% më 2014-2022

0
107

Emigrimi i lartë i popullsisë nga zonat e veriut, sidomos i të rinjve, ka prekur ndjeshëm konsumin në disa qarqe.

Nga viti 2014 deri më 2022, shpenzimet mujore të familjeve shqiptare në shkallë kombëtare u rritën mesatarisht me 27%. Nga ana tjetër, çmimet gjatë kësaj periudhë u rritën me 19.8% (inflacioni mesatar 2014-2022).

Të indeksuara me inflacionin, shpenzimet reale të familjeve shqiptare janë rritur me 7.2% gjatë periudhës në krahasim, por në qarqet e Veriut ato janë ulur me rreth 10% sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve të INSTAT

Në familjet e qarqeve të Veriut, Kukës, Shkodër, Lezhë dhe Dibër rritja e shpenzimeve mujore ishte vetëm 11% nga 2014-2022, por duke qenë se këtë gjatë kësaj periudhe, çmimet u rritën me 19.8%, konsumi mujor në familjet e Lezhës u ul me -15%, në ato të Shkodrës me -11.3% në të Dibrës me -10.1% dhe në të Kukësit konsumi real për një familje u rrit me vetëm 2.6%.

Të dhënat tregojnë se përgjatë 8 viteve të fundit shpenzimet janë rritur me ritmet më të larta se mesatarja kombëtare në qarkun e Korçës. Shpenzimet e familjeve të e këtij qarku në vlerë nominale u rriten me 48 për qind nga 2014-2022, por të indeksuara me inflacionin rritja ishte 28.4%.

Një familje korçare shpenzoi mesatarisht 85,398 lekë në muaj në vitin 2022 nga 57, 633 në vitin 2014. Pas Korçës rritja ishte më e lartë e shpenzimeve reale  ishte për familjet e Vlorës me rreth 24.6% për të njëjtën periudhë krahasimi. Në renditje vijnë Elbasani dhe Berati, në të cilat shpenzimet reale të familjeve ishin 23.4 dhe 18.6% secila.

Tirana kryeson për nga madhësia e shpenzimeve mujore të familjeve. Në vitin 2022 një familje në kryeqytet shpenzoi mesatarisht 104,426  lekë në muaj, por shpenzimet reale të familjeve në kryeqytet u rriten me vetëm 8% ndërmjet 2014 dhe 2022.

Shkruaj nje koment