Emigrimi masiv/ Sociologia: Po ulet lindshmëria, shkak kostot e jetesës

0
42

Largimi masiv i të rinjve nga Shqipëria është kthyer në një nga problemet më shqetësuese të vendit.

Largimi i të rinjëve jo vetëm që po plak popullsinë, por po ul ndjeshëm edhe lindshmërinë.

Alarmi ngrihet nga ekspertët, ndërsa sociologia Entela Binjaku thotë se të rinjtë detyrohen të lënë vendin, për një sërë arsyesh.

Ndërsa eksperti i Ekonomisë, Erion Muca, thotë për Panorama TV se kostot e larta të jetesës dhe pagat e ulëta, kanë detyruar të rinjtë të lënë vendlindjen.

Referuar të dhënave Berati dhe Gjirokastra janë dy qarqet më të prekur nga fenomeni i largimit të të rinjve.

Qeveria nga ana tjetër e justifikon, largimin masiv me fenomenin e globalizmit.

Shkruaj nje koment