Emmanuel Macron nuk arrin të fitojë shumicën e plotë në parlament

0
9

Presidenti francez Emmanuel Macron parashikohet të humbasë shumicën e tij të plotë në Asamblenë Kombëtare – dega më e fuqishme e parlamentit të vendit. Rezultati është një pengesë për Macron dhe aleancën e tij centriste, e cila u përball me një sfidë të fortë nga një koalicion majtas-jeshile.

Aleanca e tij ishte vendosur të fitonte shumicën e vendeve, por nuk arriti një shumicë të përgjithshme që do t’i jepte atij mandatin për të zbatuar premtimet e tij të fushatës, të cilat përfshijnë uljen e taksave, rritjen e moshës së pensionit të Francës nga 62 në 65 dhe rritjen e integrimit në Bashkimin Evropian.

Aleanca e Macron u kundërshtua nga një koalicion socialistësh dhe të gjelbër i njohur si Unioni i Ri Ekologjik dhe Social Popullor (NUPES) dhe i udhëhequr nga Jean-Luc Melenchon, 70 vjeç.

Rezultati do të thotë se Macron tani mund të ‘zhytet’ në një seri negociatash të stërzgjatura mbi politikën e brendshme në një kohë kur lufta në Ukrainë ka vënë në qendër të vëmendjes shqetësimet e huaja. Koalicioni i tij mund të kërkojë një aleancë me konservatorët ose të drejtojë një qeveri të pakicës që do të duhet të negociojë ligjet rast pas rasti.

Shkruaj nje koment