Emmanuel Macron zgjidhet Presidenti i ri i Francës

Kandidati i pavarur Emmanuel Macron ka fituar zgjedhjet Presidenciale në Francë.

Macron mori 65.1 për qind të votave në rrethin e dytë të votimit në zgjedhjet presidenciale, që u mbajt sot.

Ai ka mposhtur bindshëm ekstremisten e djathtë, Marine Le Pen, që ka marrë vetëm 35.9 për qind të votave.

Macron bëhet presidenti më i ri në moshë në historinë e Francës, dhe po ashtu presidenti i parë që nuk vjen nga dy partitë kryesore tradicionale, që prej themelimit të republikës moderne më 1958.

Rreth 45 milionë votues kanë vendosur që të zgjedhin kandidatin e qendrës së majtës që t’i udhëheqë pesë vitet e ardhshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment