Emrat e ministrave dhe deputetëve, PD hedh poshtë listat e publikuara në media

0
1461

Partia Demokratike ka mohuar të ketë përcaktuar kush do të jenë ministrat e propozuar prej saj në qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

PD hedh poshtë gjithashtu poshtë edhe listat me kandidatët e propozuar për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit.

“PD hedh poshtë të gjitha persiatjet në media, për emrat e ministrave teknikë, dhe për emrat e kandidatëve për deputetë. Ministrat teknikë që do propozohen nga PD sipas marrëveshjes së 18 majit, do të jenë gardianë të zbatimit të marrëveshjes në funksion të garantimit të votës së lirë, përmes luftës ndaj drogës, parave të drogës, krimit, dhe moslejimin e shfrytëzimit të administratës për interesa elektorale. Nga baza demokrate janë propozuar mbi 1700 kandidatura për deputet përmes një procesi të hapur edhe për qytetarët”, thuhet në reagimin e demokratëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here