EMRAT/ Kapet mashtruesi në Fier, arrestohet edhe i dënuari për trafik droge

0
140

Iu merrte para qytetarëve duke i mashtruar, vihet në pranga nga Policia.

I arrestuari në Fier është Spiridon Lito 60 vjeç, banues në Shkodër.

Nga policia e Fierit është ndaluar edhe 1 shtetas, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ja njoftimi i plotë:

Fier

Iu merrte para qytetarëve duke i mashtruar, vihet në pranga nga Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas informacioneve dhe kallëzimeve të mara se një shtetas iu merrte para qytetarëve duke i mashtruar, organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit S. L., 60 vjeç, banues në Shkodër.

60-vjeçari iu ka marrë shuma të ndryshme parash, shtetasve M. B., 75 vjeçe, banuese në Fier, H. B., 73 vjeç, banues në Fier dhe P. M., 77 vjeçe, banuese në Fier, duke i mashtruar me pretendimin se kishte njohje me fëmijët e tyre.   

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mashtrimi”.

——-

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, ndaluan shtetasin: 

Renato Agalliu, 55 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 18.05.2021, e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here