EMRI/ Prindër të dy fëmijëve, 34-vjeçari tenton të vrasë ish-gruan dhe bashkëjetuesin e saj

0
211

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar këtë të dielë nga policia e Sarandës.

Blutë e qytetit bregdetar kanë arrestuar një 34-vjeçar, i cili është nisur nga Tepelena drejt Sarandës me pistoletë me vete, për të vrarë ish-bashkëshorten e tij, shtetasen F.Ç. 31 vjeçe, me të cilën ka dy fëmijë, respektivisht 9 dhe 13-vjeç, si dhe bashkëjetuesin e saj, shtetasin  I. J., 55 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës.

precedentë të mëparshëm penalë. Sipas burimeve zyrtare ai kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Policia i ka sekuestruar 34-vjeçarit dhe një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje.

Gjithashtu, në pranga është vënë dhe bashkëjetuesi i 31-vjeçares, pasi i është gjetur një armë e ftohtë (përforcues grushti).

Kleo Hysi akuzohet për veprat penale ” Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”, ndërsa 55-vjeçari për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here