Engjelina Basho, në krye të Departamentit të Mjedisit në FRPD

0
604

Nënkryetarja e FRPD në Gjirokastër Engjelina Basho, zgjidhet në forumet e larta drejtuese të FRPD të Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i FRPD Gjirokastër Artan Aliko. Ky i fundit ka thënë për Jugunews.net, se zgjedhja e Bashos, ka ardhur pas përfundimit të zgjedhjeve për strukturën e re drejtuese të forumit më të lartë të rinisë së PD të Shqipërisë. Pas procesit të një dite më parë, mes shumë emrave të tjerë që janë përzgjedhur në një proces zgjedhor model dhe me frymë demokratike, fitoi edhe Engjelina Basho e cila njëkohësisht, është nënkryetare e FRPD Gjirokastër. Jo vetëm kaq, por vlerësimin më të cmueshëm, 28 vjecarja Basho, e ka fituar me zgjedhjen në postin e drejtueses së Departamentit të Cështjeve Mjedisore dhe njëkohësisht anëtare e kryesisë së FRPD të Shqipërisë. Kreu i FRPD Gjirokastër Artan Aliko, shprehu bindjen se Engjelina Basho, do të përfaqësojë denjësisht FRPD Gjirokastër. Ndërkaq vetë Engjelina Basho, për Jugunews.net, vlerëson procesin e zhvilluar një ditë më parë në përzgjedhjen e emrave të rinj në drejtim të FRPD dhe shpreh bindjen se forcimi i strukturave rinore në PD, është thelbësor pasi kjo është edhe në kuadër të frymës së meritokracisë dhe afrimit të vlerave më përfaqësuese në FRPD.

Engjelina Basho është 28 vjece. Është diplomuar për Kontabilitet-Financë dhe Master Shkencor për Financë-Bank. Mban postin e nënkryetares së FRPD Gjirokastër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here