Erdogan kërcënon Europën

0
52

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka kërcënuar se do të dërgojë në Europë qindra refugjatë, nëse vendet e BE nuk mbështesin planin e tij për të krijuar një zonë të sigurtë në veri të Sirisë. Ai paralajmëroi se do të “hapë portat” për azilkërkuesit që synojnë Europën.
3.6 milionë sirianë që janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës, ndodhen në Turqi. Por Ankaraja zyrtare synon që 2 milionë prej tyre t’i rivendosë sërish në Siri në veri të vendit, aty ku po tenton të krijojë një zonë të sigurtë për refugjatët.
Më herët gjatë këtij muaji, Presidenti Erdogan ka kërcënuar liderët europianë se do të dërgojë drejt Bashkimit Europian 3.6 milionë refugjatë në shenjë hakmarrje ndaj tyre që kritikuan ofensivën turke në veri të Sirisë. Erdogan dhe Presidenti rus Vladimir Putin arritën një marrëveshje tre ditë më parë për armëpushim në Sirinë veriore, në zonën pranë kufirit me Turqinë, aty ku Presidenti turk kërkon të krijojë zonën e sigurtë.
Sipas marrëveshjes, forcat ruse dhe rojet kufitare siriane do të pastrojnë zonën nga luftëtarët kurdë. Erdogan ka paralajmëruar se ushtria ruse do të nisë ofensivën ndaj kurdëve për t’i larguar nga veriu i Sirisë, nëse Rusia nuk përmbush detyrimet sipas marrëveshjes. Kurdët konsiderohen terroristë nga Turqia, ndërsa ata janë aleatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë ndihmuar në luftimet kundër organizatës terroriste të ISIS

Shkruaj nje koment